Norvegjezët shpalosën flamurin palestinez gjatë himnit të Izraelit — tifozi me bluzën “Free Gaza” ndërpreu shkurtimisht ndeshjen

Gjatë ndeshjes midis Norvegjisë dhe Izraelit në stadiumin Ullevaal në Oslo, tifozët norvegjezë treguan një akt të fortë solidariteti me popullin palestinez.

Para fillimit të ndeshjes, shumë tifozë vendas kishin mbërritur në tribunat e stadiumit me flamuj të Palestinës dhe pankarta mbështetëse.

Në momentin e intonimit të himnit izraelit, tifozët norvegjezë shpalosën një flamur gjigant të Palestinës dhe një pankartë me mesazhin:

“Lëreni fëmijët të jetojnë.”

Pak minuta më vonë, një tifoz hyri në fushë duke ndërprerë për pak çaste ndeshjen; në bluzën e tij shkruhej “Free Gaza” (Çlironi Gazën).

Pas ndërhyrjes së sigurimit, ndeshja u rifillua shpejt, por gjesti i tifozëve norvegjezë u përhap gjerësisht në rrjetet sociale dhe u cilësua si një shenjë e fuqishme mbështetjeje për popullin palestinez, i cili prej më shumë se një viti ndodhet nën bombardime të vazhdueshme nga ushtria izraelite.

Kategoritë
Sport