Njoftimi i MPB-së, nga 12 tetori nis zbatimi i sistemit EES në disa pika kufitare të BE-së

Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë ka paralajmëruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 12 tetor 2025, do të nisë zbatimi i Sistemit të Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES), në disa pika kufitare kryesore të Bashkimit Evropian.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ky sistem do të nisë së zbatuari gradualisht në të gjitha pikat kufitare të BE-së.

Kategoritë
LajmeVendi