



Ushtari i plagosur, kaporali Anicet Girardin, u kthye në Francë të martën, ndërsa të mërkurën ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
“Ai vdiq për Francën”, tha Macron, duke shtuar se kombi “i bën homazh përkushtimit shembullor të forcave tona të armatosura brenda UNIFIL-it, të cilat punojnë me guxim dhe vendosmëri në shërbim të Francës dhe paqes në Liban.”
Një tjetër ushtar francez, flamurtari Florian Montorio, gjithashtu u plagos për vdekje në të njëjtin sulm të shtunën, njoftoi më herët qeveria franceze.
Hezbollahu i ka mohuar akuzat. Në një deklaratë, ata bënë thirrje për “kujdes në atribuimin e fajit dhe përgjegjësisë për incidentin derisa të përfundojë hetimi i ushtrisë libaneze për të përcaktuar plotësisht rrethanat.”
UNIFIL në një deklaratë të mëparshme kishte bërë të ditur se patrulla e tyre po pastronte mjete shpërthyese përgjatë një rruge në fshatin Ghanduriyah në jug të Libanit, kur “ra nën zjarr nga armë të lehta nga aktorë jo-shtetërorë.”
Sulmi vjen në mes të një armëpushimi dhjetëditor midis Izraelit dhe Libanit, i shpallur të enjten e kaluar nga presidenti amerikan Donald Trump, pasi Izraeli dhe Libani zhvilluan më herët gjatë javës bisedimet e para të drejtpërdrejta në dekada në Uashington.