Një mundësi që nuk duhet ta humbin të rinjtë: Makerspace IC Prizren, prezanton një program të ri të inkubimit të bizneseve start-up!

Një mundësi që nuk duhet ta humbin të rinjtë: Makerspace IC Prizren, prezanton një program të ri të inkubimit të bizneseve start-up!

Makerspace Innovation Center Prizren ka prezantuar një program të ri të inkubimit të bizneseve, “Idea-to-Scale”.

Ky program është krijuar për të ofruar mbështetje dhe infrastrukturë për individët që kërkojnë të hedhin në dritë idetë e tyre të biznesit. Programi i inkubimit do të zhvillohet në Makerspace Innovation Center Prizren, me një strukturë moderne që ofron qasje në një sërë shërbimesh, burimesh dhe ekspertizë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të punojnë së bashku me mentorë me përvojë dhe ekspertë të fushave të biznesit.

Çfarë do të ofrojë ky program ?

Programi Idea-to-Scale do të mbulojë një gamë të gjerë temash, duke përfshirë hulumtimin mbi tregun, planifikimin e biznesit, modelimin financiar dhe marketingun. Pjesëmarrësit do të kenë gjithashtu qasje në një sërë resursesh dhe benefitesh, të tilla si hapësira për zyra, mundësi investimi, mundësi rrjetëzimi, dhe mundësi për të qenë pjesëmarrës në një program me vlerë 15.000€.Ky program ka si objektiv të mbështesë sipërmarrësit vendas, bizneset fillestare ose idetë e biznesit për të zhvilluar bizneset e tyre gjatë fazave të ndryshme të zhvillimit – nga ideja fillestare e biznesit deri tek rritja – duke ofruar një gamë të plotë shërbimesh.

Detajet dhe benefitet e programit

Ekipet e përzgjedhura starup (10), do të kalojnë nëpër sesione mentorimi hibrid (fizik dhe online) përgjatë 12 muajve të periudhës së inkubimit. Periudha e inkubimit (kohorta e parë) do të fillojë në 23.01.2023 dhe do të përfundojë në fund të nëntorit 2023.

Të gjitha bizneset startup do të punojnë me mentorë të cilët do t’i udhëzojnë ato gjatë dhe pas procesit të inkubimit. Seancat e mentorimit do të përfshijnë disa tema ekskluzive gjatë 12 muajve, të cilat do t’i ndihmojnë ata gjatë ciklit të tyre jetësor dhe rritjes.

Programi i inkubimit përfundon në “Demo Day”, që përcaktohet për prezantimin e ideve biznesore të pjesëmarrësve të inkubatorit te një audiencë të përzgjedhur me kujdes, duke përfshirë investitorë, këshilltarë dhe të tjerë.

Ekipi ynë do t’i angazhojë të gjitha start-up-et e inkubatorit në një komunitet biznesi, në evente të ndërmarrësisë dhe rrjetëzimit me biznese të tjera, ndërmarrës të suksesshëm, investitorë, seminare, trajnime, takime, etj.

Ky program do të jetë në vlerë 15.000€.

 Programet e mentorimit gjatë procesit të inkubimit

Gjatë 12 muajve të programit, startup ekipe të zgjedhura do të përfshihen në sesionet e mentorimit me temat:

  • Design thinking
  • Value proposition & business modelling
  • Financial planning
  • Marketing and Branding
  • Sales and sales channels
  • Intellectual Property Rights
  • Business Digitalization
  • Building the network of stakeholders
  • Links to corporates and universities
  • Investment readiness (startup valuation and pitching)
  • Seeking options for financial/investment support

Startup-et do të punojë ekskluzivisht me ekspertët e këtyre fushave në sesione të paracaktuara mentorimi, me prezencë fizike.

Kriteret e kualifikimit

Për t’u bashkuar me një komunitet inovativ, në një program që ka vlerë 15,000 €, akses në hapësirat e bashkëpunimit, seanca mentorimi, ekspertizë, investime, rritje të biznesit, të jeni pjesë e kohortës së parë me kapacitet të plotë dhe lidhje të fuqishme gjithçka që duhet është:

  • Të keni një ide inovative dhe kreative ose një biznes (ekip) ekzistues që plotëson të gjitha kërkesat për të qenë i qëndrueshëm dhe i gatshëm për të dalë në treg.
  • Të jeni mbi moshën 18 vjeç, i motivuar dhe të entuziastë për biznes-bërje.
  • Të jeni të gatshëm për të ndarë një hapësirë të përbashkët pune në ndërtesën e Makerspace Innovation Center Prizren, në ITP Park, dhe krijoni rrjetëzim me ekipet e tjera të përzgjedhura për kohortën e parë të inkubatorit.
  • Të jeni një ekip që është i gatshëm të zhvillojë seanca intensive mentorimi me ekspertë dhe të përfundojë të gjitha detyrat e caktuara nga mentorët e tyre.

 

Aplikimet në kohortën e parë jantë hapur deri me datë 15.01.2023

Të gjithë startup-ët që e posedojnë një ide, kanë një prototip ose një product minimal të zbatueshëm inkurajohen të aplikojnë!

Për aplikim dhe më shumë informata vizitoni linkun: http://www.incubator.makerspaceprizren.com/indexal.html

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova