Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka treguar se ende nuk dihet nëse do të ketë vota të mjaftueshme për qeveri apo jo nga ndonjëra prej partive.
Tutje, Osmani në intervistën dhënë për DW, ka theksuar se ajo do të ftojë të gjitha partitë politike për të parë nëse e kanë shumicën për të krijuar qeverinë, nëse kjo e fundit s’votohet të dielën.
‘‘Në qoftë se ka marrëveshje mund të mbahet seanca, mund të ketë qeveri. Në qoftë se se s’ka marrëveshje, atëherë si presidente e vendit do t’i ftoj të gjitha partitë politike në qoftë se ka mundësi se dikush ta krijojë shumicën, sepse mendoj se është përsëri herët të flasim për zgjedhje të jashtëzakonshme, por ajo është një alternativë në qoftë se nuk krijohet shumica, në fakt mbetet e vetmja alternativë sipas Kushtetutës.’’, ka deklaruar ajo.













