Deputeti serb nga partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq, pasi u refuzua të propozohej nga Lista Serbe, u zgjodh për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës përmes shortit. Me këtë rast Kuvendi i Kosovës konsiderohet i konstituuar.
Rashiqi mori 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime, duke siguruar kështu votat e mjaftueshme për këtë pozitë.
Për Rashiqin votuan edhe deputetët e LDK-së, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja abstenuan, dhe Lista Serbe votoi kundër.