“Adea Pirdeni betohet para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, si ministre për Administratën Publike, duke marrë drejtimin e strukturës që synon modernizimin e administratës dhe forcimin e meritokracisë”, thuhet në njoftimin e MIA-s.
Në Shqipëri krijohet për herë të parë Ministria për Administratën Publike, me një portofol të dedikuar për reformën administrative dhe mirëqeverisjen.
Agjencia për Media dhe Informim e Shqipërisë (MIA) në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kjo ministri është krijuar për herë të parë në kabinetin qeveritar të Shqipërisë.
“Adea Pirdeni betohet para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, si ministre për Administratën Publike, duke marrë drejtimin e strukturës së re që synon modernizimin e administratës, forcimin e meritokracisë dhe përafrimin me standardet evropiane”, thuhet në njoftimin e MIA-s.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 22 tetor dekretin e presidentit Begaj për emërimin Pirdenit në postin e ministres së Administratës Publike, pas propozimit të kryeministrit Edi Rama.
Pirdeni më parë ka mbajtur në Qeverinë e Shqipërisë postin e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.