Numri i të vdekurve nga gjenocidi i vazhdueshëm i ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 8 tetori 2023 ka arritur në 67.173, përfshirë 20.179 fëmijë, 10.427 gra dhe 4.813 të moshuar
Në përvjetorin e dytë të gjenocidit që nisi në Rripin e Gazës më 8 tetor 2023, Izraeli ka intensifikuar bombardimet ajrore dhe të artilerisë në jug të qytetit të Gazës, raporton Anadolu.
Tymi shihet duke u ngritur nga zona pas sulmeve të ushtrisë izraelite në lagjet Tel al-Hawa dhe Sabra të qytetit të Gazës.
Numri i të vdekurve nga gjenocidi i vazhdueshëm i ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 8 tetori 2023 ka arritur në 67.173, përfshirë 20.179 fëmijë, 10.427 gra dhe 4.813 të moshuar.
Izraeli vazhdon sulmet e tij kundrejt Gazës pavarësisht propozimit me 20 pika që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paraqiti më 29 shtator.
Propozimi përfshin lirimin e të gjithë pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë, një armëpushim, çarmatimin e Hamasit dhe rindërtimin e Rripit të Gazës. Ndërsa Hamasi u pajtua në parim me planin e Trumpit.
Të martën në Egjipt rifilluan negociatat indirekte midis Hamasit dhe Izraelit për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për shkëmbim të të burgosurve.