‘Në ndeshjen Serbi-Shqipëri, Beogradi s’mund t’i mbajë nën kontroll huliganët e vet’

Federata e Futbollit e Serbisë, ka njoftuar se, së bashku me Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) dhe Ministrinë e Brendshme serbe (MUP), e ka shpallur ndeshjen midis Serbisë dhe Shqipërisë si një ndeshje me rrezikun më të lartë të sigurisë.

“Kur është një ndeshje me rrezikshmëri aq të lartë, UEFA dërgon dy, ose në rast nevoje dërgon edhe më shumë persona për siguri, për atë arsye që siguria për lojtarët, stafin, shikuesi, për të gjithë që ndodhen në stadium, siguria është numër një. Atë e vlerësojnë më së shumti, dhe bëjnë çmos ta arrijnë atë”, u shpreh Smakiqi për “Kosova Today”.

Ndërsa sipas ekspertit të sigurisë, Bedri Elezi, situata e sigurisë në Serbi është e brishtë, shkaku i protestave që po ndodhin atje.

Kategoritë
LajmeSport