“Ne do të luftojmë, siç bëri Sulltan Saladini”, Erdogan i kujton Izraelit rënien e Jeruzalemit

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka kujtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu rënien e Jeruzalemit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke hequr një paralele me situatën që paraqitet sot pas konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve.

Erdogan përkujtoi 838-vjetorin e pushtimit të Jerusalemit me një postim ku i referohet konkretisht Sulltan Salahudinit (Salah ad-Din al-Ayyubi).

Në 838-vjetorin e Rënies së Jerusalemit, kujtoj me respekt pushtuesin e dytë të këtij qyteti të shenjtë, Salahudin Ayyubi, dhe ushtarët e tij heroikë.

Ne do të vazhdojmë të luftojmë me vendosmëri dhe këmbëngulje për Jerusalemin, i cili na u besua nga Profeti ynë dhe profetët që erdhën para tij”, shkruan Erdogan.

Jerusalemi ra më 2 tetor 1187 në duart e Sulltanit të Egjiptit dhe Sirisë, Saladinit, pas një rrethimi 12-ditor.

Beteja vendimtare e Hatinit u zhvillua në vitin 1187 midis Kryqëzatave të Guy të Lusignanit dhe Ayyubidëve myslimanë të Saladinit.

Kjo rezultoi në një disfatë të madhe për Kryqëzatat, e cila çoi në shpërbërjen e Mbretërisë së Jerusalemit dhe më vonë në vitin 1189, në Kryqëzatën e Tretë.

Kategoritë
BotaLajme