Në audio-incizimin e të dyshuarit për spiunazh Fatmir Sheholli, bashkëbiseduesit pretendohet se janë Duda Balje dhe Amir Rrustemoviq

Radio Televizioni i Kosovës (RTK), të premten ka publikuar një audio-incizim mes të arrestuarit për spiunazh Fatmir Shehollit dhe dy personave tjerë.

Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, në këtë audio-incizim thuhet se është deputetja Duda Balje dhe një person me emrin Amir Rrustemoviq.

“Betimi për Drejtësi”, ka telefonuar Amir Rrustemoviqin, i cili për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se në këtë audio-incizim është ai dhe deputetja Duda Balje.

Gazetarja: Sipas burimeve tona, jeni ju në atë audio-incizim bashkë me Duda Balaj. A mundeni me konfirmu?

“Po, edhe me Fatmir Shehollin”, ka thënë ai.

Kur është pyetur se çfarë është biseduar në këtë takim, Rrustemoviq është shprehur se nuk mund të flasë, pasi sipas tij, ai është person i shtetit.

“Zonjë, jam njeri i shtetit, me shtetin jam 25 vjet, nuk muj unë ashtu me telefon s’jam unë dallaveraxhi ose dikush tjetër, jam edhe (nuk kuptohet) i organeve”, ka thënë ai, pa treguar se çfarë pozite mban kur thotë që është person i shtetit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi