Ndërsa “mbante ligjërata morale” për atë se si duhet të duket një ushtar: Ministri amerikan i luftës i mbuluar me tatuazhe kryqëzate

Pas fjalimit të ministrit amerikan të luftës, Pete Hegseth, në Quantico, përpara qindra gjeneralëve dhe në praninë e presidentit Donald Trump, ku ai ashpër kritikoi “gjeneralët e shëndoshë”, diversitetin dhe, siç tha ai, “plehun ideologjik toksik”, rrjetet sociale shpërthyen me reagime.

Hegseth deklaroi se po i jepet fund “luftës kundër luftëtarëve” dhe se ushtria duhet të rikthejë standardet më të larta të disiplinës, pamjes dhe përgatitjes fizike. Ai theksoi se nuk do të ketë vend për mjekra, flokë të gjata, politika gjinore apo “ulje kriteresh”.

Megjithatë, menjëherë pas fjalimit, në internet nisën të qarkullojnë fotografi të tatuazheve të Hegseth. Në duart dhe gjoksin e tij shihen simbole dhe mesazhe të lidhura me kryqëzatat, patriotizmin konservator amerikan dhe ikonografinë militariste.

Në gjoks ai ka një kryq të madh kryqëzate, në dorë mbishkrimin “Deus Vult” (slogani i kryqtarëve nga shekulli XI), si dhe mesazhe si “We the People”. Tatuazhe të tjera përfshijnë një gjarpër me shtizë, si dhe një mburojë me shpatë dhe mbishkrimin në latinisht “Ne desit virtus” (“Le të mos mungojë virtyti”).

Gjithashtu, në pjesën e brendshme të krahut të djathtë, Hegseth ka një tatuazh ku me alfabet arab shkruhet fjala “kafir (i pafe)”, gjë që shumë kritikë e konsideruan fyes për myslimanët, sidomos kur merret parasysh ikonografia tjetër kryqëzatore e trupit të tij.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale e tallën fjalimin e tij për disiplinë dhe pamje, duke kujtuar stilin e tij jo profesional. Një koment që tërhoqi vëmendje ishte:
“Nuk ka asgjë më qesharake se një tip që duket sikur nuk do të kalonte as pranimin në bandën Aryan Brotherhood, ndërsa tani i mëson të tjerët për pamjen jo profesionale.”

Kategoritë
BotaLajme