Besimtarët palestinezë u mblodhën në xhaminë “Faruk” për namazin e xhumasë pas marrëveshjes së armëpushimit
Në Gaza u fal sot namazi i parë i xhumasë pa sulme izraelite pasi u arrit marrëveshja ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, raporton Anadolu.
Qindra palestinezë në Gaza u mblodhën për namazin e parë të xhumasë pas armëpushimit me Izraelin.
Besimtarët palestinezë u mblodhën në xhaminë “Faruk” për namazin e xhumasë pas marrëveshjes së armëpushimit ku shihen disa pjesë të xhamisë të cilat janë dëmtuar gjatë sulmeve izraelite.
Ushtria izraelite njoftoi se armëpushimi në Rripin e Gazës ka hyrë në fuqi sot në mesditë pas marrëveshjes së arritur në Egjipt.