Naim Murselit do t’i bëhet ekzaminim psikiatrik, gjykimi vazhdon më 2 korrik

Kryetarja e trupit gjykues Fatime Dermaku aprovoi propozimin e avokates Zhinipotoku që Naim Murselit t’i bëhet ekzaminim psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se ky ekzaminim duhet të realizohet brenda dy javësh dhe seanca u ndërpre për të vazhduar më 2 korrik.

Kategoritë
LajmeVendi