Musliu: Ka rënie të theksuar të mbështetjes për Listën Serbe në zgjedhjet e fundit lokale
SHPÉRNDAJE
14/10/2025
Themeluesi i institutit “Octopus”, njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka thënë sot se ka rënie të legjitimitetit të Listës serbe në Kosovë.
Musliu në një postim në Facebook shkruan se që nga detyrimi i serbëve lokalë për të zbatuar urdhrat e Beogradit për të braktisur institucionet e Kosovës e deri te frikësimi e shantazhimi i tyre, Lista Serbe e ka humbur legjitimitetin për të përfaqësuar komunitetin pakicë serb në Kosovë.