Ministri izraelit i ekstremit të djathtë kërcënoi hapur “Kadir Babën” e serialit Dashuria Eshrefit

Aktori Görkem Sevindik, i njohur për rolin “Kadir Baba” në serialin Eşref Rüya, (Dashuria e Eshrefit) u bë temë kryesore në Izrael pas një postimi për Palestinën. Shikuesit izraelitë reaguan duke vendosur bojkot ndaj serialit, ndërsa Ministri i Sigurisë së Izraelit, Itamar Ben-Gvir, i dërgoi hapur mesazh kërcënues aktorit.

Ministri izraelit Ben-Gvir kërcënoi publikisht aktorin Görkem Sevindik.

Aktori i njohur, i cili fitoi popullaritet të madh në Izrael me serialin Eşref Rüya, shkaktoi reagime të forta pas thirrjes së tij për të burgosurit palestinezë. Pas postimit ku kritikonte dënimet me vdekje, Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir publikoi një video ku e sulmoi aktorin përmes personazhit të tij “Kadir Baba”.

Deklaratat kërcënuese të ministrit i dhanë ngjarjes dimension politik, duke u shndërruar në një fushatë të gjerë bojkoti ndaj serialit në vend.

“DËNIMI ME VDEKJE PËR TERRORISTËT TASHMË ËSHTË NË FUQI”

Në reagimin e tij, Ben-Gvir përmendi edhe serialin ku luan Sevindik dhe tha: “Kadiri i Eşref Rüya-s. Nuk do të jesh kurrë Kadir Baba. Ne jetojmë në Izrael. Ti luan në një serial turk. Dënimi me vdekje për terroristët tashmë është në fuqi.”

Pas zhvillimeve dhe kërcënimeve të drejtpërdrejta, Görkem Sevindik në një deklaratë për CNN Türk tha se postimi i tij ishte bërë nga ndjenja njerëzore.

“DOJA TË REAGOJA NË MËNYRËN TIME”

Aktori u shpreh: “Duke lundruar në rrjete sociale, hasa në një video ku disa persona të dënuar me vdekje po hipnin në autobusë. Pashë se si shikonin për herë të fundit fëmijët e tyre. Edhe unë kam një fëmijë, ndjeva empati dhe përjetova një moment emocional. Si një njeri me ndërgjegje, jam kundër një padrejtësie të tillë. Doja të jepja një reagim në mënyrën time dhe bëra atë postim.”

“QËNDRIMI IM MBETET I PANDRYSHUAR”

“Tani po më bojkotojnë mua dhe serialin ku luaj, por kjo nuk ka rëndësi për mua. Unë qëndroj plotësisht pas reagimit tim, ne jemi kundër padrejtësisë. Përfshirja e burokracisë në këtë çështje nuk më intereson. Unë, si artist dhe si baba, thjesht kam shprehur ndjenjat e mia.”

https://www.youtube.com/shorts/XPTO-cheT34
Kategoritë
BotaLajme