Meloni: “Nëse më detyrojnë të lë cigaren, do të vras dikë”

Gjatë Samitit historik për Gazën në Egjipt, një moment gazmor u krijua edhe nga dialogu për cigaren midis Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Gjatë përshëndetjes, Erdoğan i tha Melonit: “Dukesh mirë. Por duhet ta bëj të lësh cigaren.” Meloni qeshi dhe iu përgjigj: “Jo, jo,” duke u larguar me humor.

Fjala e tij për të këshilluar lideren italiane që të lërë duhanin mori jehonë të gjerë në shtypin italian dhe ndërkombëtar.

Megjithatë, një deklaratë e Melonit ka tërhoqur vëmendje: në një intervistë për një gazetë të vendit, ajo u shpreh se është thuajse e pamundur t’i heqë dorë duhanit dhe se “nëse më detyrojnë ta lë, do të vras dikë.”

Meloni ka pranuar më parë se kishte lënë duhanin rreth 13 vjet më parë, por në një libër të fundit tha se kishte rifilluar të pinte. Ajo shtoi gjithashtu se kjo zakonisht e ndihmonte atë të lidhej me disa liderë botërorë, përfshirë presidentin tunisian Kais Saied.

 

Kategoritë
BotaLajme