“Nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim i vërtetë”, tha Mbrojtja Civile, duke theksuar se ndihma humanitare që hyn në rajon nuk i plotëson nevojat e popullit të Gazës
Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës ka deklaruar se një “katastrofë humanitare” ende është duke u përjetuar në enklavë pavarësisht armëpushimit dhe ka bërë thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare për të adresuar pasojat e gjenocidit të Izraelit, transmeton Anadolu.
Mbrojtja Civile theksoi se “katastrofa humanitare” në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit të nënshkruar midis Izraelit dhe Hamasit që nga 10 tetori.
“Nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim i vërtetë”, tha Mbrojtja Civile, duke theksuar se ndihma humanitare që hyn në rajon nuk i plotëson nevojat e popullit të Gazës.
“Shtëpitë janë shkatërruar, trupat janë nën rrënoja dhe rrugët janë bllokuar nga rrënojat. Mes shkatërrimit të gjerë në të gjithë Rripin e Gazës, ekipet e mbrojtjes civile po përpiqen të punojnë pothuajse në mangësi totale. Nevojiten veprime urgjente për të hequr rrënojat dhe për rindërtim, për të nxjerrë trupat e viktimave dhe për ardhjen e pajisjeve të nevojshme për të lehtësuar vuajtjet e Gazës”, thuhet në deklaratë.
Ndër të tjera, Mbrojtja Civile thekson se ekipet po punojnë me burime shumë të kufizuara, se ndërhyrja ndërkombëtare është urgjente aq sa “nuk mund të përballojë asnjë vonesë” dhe se pajisjet e ndërtimit duhet të arrijnë në Rripin e Gazës pa asnjë kufizim.











