Pak minuta më parë Stambolli është goditur nga një tërmet që është ndjerë fuqishëm në qytet.
Sipas raportimeve, shumë qytetarë kanë lënë me nxitim banesat dhe janë mbledhur në rrugë nga frika e pasgoditjeve.
Në një njoftim zyrtar, Agjencia Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive (AFAD) ka bërë të ditur se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.0 dhe epiqendra e tij ka qenë në Detin Marmara.