Kuvendi mblidhet nesër, në rend dite formimi i komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Kuvendi mblidhet nesër, në rend dite formimi i komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër, të enjten, më 22 tetor, seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit, deputetët do të shqyrtojnë disa pika të rendit të ditës.

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, pasuar nga deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Njëra nga pikat kryesore është formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Ky komision do të përzgjedhë kandidatët për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.

Në rend të ditës është edhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi