Kuvendi i Shqipërisë lë jashtë rendit të ditës kërkesën e PD-së për rezolutë për gjenocidin në Kosovë

Kuvendi i Shqipërisë ka refuzuar të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për të diskutuar dhe votuar një rezolutë që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Kërkesa e opozitës nuk u fut fare në rendin e ditës, duke u rrëzuar në mënyrë procedurale, pa u debatuar në sallën plenare.

Ndërkohë, seanca plenare vijoi me miratimin e disa projektligjeve dhe raporteve vjetore të institucioneve të pavarura. Të gjitha aktet u miratuan me 73 vota pro nga mazhoranca, ndërkohë që opozita ishte kryesisht jashtë sallës apo në kundërshti me procedurat.

U miratuan:

Raporti vjetor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2024 (73 pro, 2 kundër)

Raporti i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (miratim unanim, 73 pro)Raporti i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2024 (73 pro, 1 kundër)

Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” (73 pro, 9 kundër)

Projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Rregullator të KQZ-së (73 pro, 1 kundër)

Kategoritë
LajmeRajoni