“Kush ma dënon nipin do të ketë fatin e gjyqtarit, qoftë edhe Donald Trump e Papa”, flet xhaxhai i autorit ët vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Gjovalin Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ka folur ekskluzivisht për Euronews Albania, ku ka deklaruar:

“Kushdo qoftë ai gjyqtar që do ta dënojë nipin tim Elvisin, do përballet me të njëjtën gjë. Ai gjyqtar që do ta dënojë, do përballet me plumba! S’ka gjyqtar që guxon me e dënu Elvisin, sepse do pësojë si Astrit Kalaja. Ai gjyqtar që dënon ato me Kolin e Klisman e me mua ka të njëjtin shpërblim, provat i dhamë, s na e përdhunon kush pronën. Nuk i druhem hakmarrjes hiç. Kush dënon atë djalë do përballet në gjykatë me plumba. Nuk ka gjyqtarë që e dënon se do ti hajë plumbat si Astrit Kalaja”, thotë Gjovalini.Më tej, Gjovalini xhaxhai i Elvisit shprehet: “Kemi 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit dhe gjithë qeverisë: na jepni pronën, se e kemi ble. Ja kemi ble shtetit, me letra e me ligj. E kemi ble pronën me ligj, me rregulla. Kushdo që dënon atë djalë, të njëjtën gjë ka me pësu – qoftë edhe Donald Trump e Papa – nuk ka lojë me ne. Ashtu do përfundojnë. Ne i kemi fitu të gjitha gjyqet, e kemi certifikatën. Ka 13 vjet që i shkruaj kryeministrit: Më liro pronën, ta hetojë shteti! Nuk ka lojë më me ne. Nuk kam qenë në dijeni të veprimeve të nipit”. /Euronews.al/

Kategoritë
LajmeRajoni