Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në konferencë për media ka thënë folur për rezultatet e zgjedhjeve të 12 tetorit, e ku tha se VV do ta fitojë edhe Gjilanin pa balotazh. Ndërsa ka thënë se rezultatet e exit polleve duhet të hetohen e hulumtohen.
“Dua të falënderoj edhe institucionet e Republikës që mundësuan që procesi të shkojë edhe mirë edhe sigurtë. VV ka një histori vetëm 12 vjeçare, pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, por këto vite kanë dëshmuar rritje të pandalshme dhe të vazhdueshme. Në 2013 për herë të arë garuam në zgjedhjet lokale dhe fituam kryeqytetin, Prishtinë. Në 2017, rifituam Prishtinën dhe shtuam Prizrenin dhe Kamenicën. Në 2021 shkuam në balotazh në 12 komuna dhe fituam Gjilanin, Kamenicën. Podujevën dhe Shtimen. Pas dorëheqjeve të kryetarëve në veri në 2022, në zgjedhjet e jashtëzakonshme fituam gjithashtu edhe Mitrovicën e veriut dhe Leposaviqin. Në zgjedhjet e mbajtura dje sipas rezultateve preliminare VV ka fituar pa balotazh në Podujevë, Kamenicë dhe Shtime. Me vota nga diaspora mund të dalë që kemi fituar edhe Gjilanin pa balotazh. Që I bie që në katër komunat ku kemi qeverisur po vazhdojmë pa balotazh, ndërkohë jemi në balotazh në 12 nga 17 komuna sa kanë shkuar gjithsej në balotazh…“, tha ai.
Ndërkohë që ka shtuar se, ‘‘Kjo është dhurata me e çmueshme dhe urimi më I mirë që e kemi marrë nga populli I Kosovës në këtë përvjetor të VV. Pjesa e parë e garës përfundoi mbrëmë. Nga sot ne i përvishemi punës për balotazhe. Synimi ynë është I qartë që kandidatët tonë të fitojnë edhe në këto komuna, të kthehet ose të vazhdojë‘‘.
Ai ka komentuar edhe rezultatet e exit polleve për çka tha se duhet të hetohen.
“Ajo çka ndodhi me 12 tetor rreth raportimeve për Mitrovicën duhet hetuar e hulumtuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për një huqje por për një ingjeniering të paramenduar për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor. Exit pollët e prezantuara gabimisht me 16 pikë të përqindjes dallim e më tepër se aq, nga më shumë se një organizatë dhe për të njëjtën komunë dhe postimi i lajmeve të rreme se kush ishte fituesi ende pa u mbyllur vendvotimet nuk janë thjesht një huqje. Kjo është cenim i demokracisë, i zgjedhjeve të lira dhe integriteti dhe i sigurisë së shtetit tonë. I ftojë organet e drejtësisë dhe sigurisë të merren me këtë çështje”, theksoi Kurti.
Kurti ka tentuar ta shpjegojë se pse ka elemente të cenimit të votës në rezultatet e exit polleve që u publikuan në mbrëmjen e 12 tetorit.
“Sa i përket Mitrovicës prej orës 10 të mëngjesit është propaganduar sesi në komunën Jugore të Mitrovicës po fiton kandidati i PDK-së pa balotazh, madje edhe me fitore të thellë. Minimalisht për 16 pikë të përqindjes ka pasur huqje. Por këto huqje kanë qenë të njëjta nga disa burime dhe në të njëjtën komunë dhe kjo do të thotë se ka diçka unike sipër tyre. Por iu përket organeve të drejtësisë e sigurisë që ta hetojnë e hulumtojnë këtë cenim të integritetit të shtetit, të sigurisë së shtetit përveçse të votës së lirë të qytetarëve dhe zgjedhjeve demokratike”, ka shtuar ai.
Megjithatë, Kurti është i bindur se Prishtinën do ta fitojë VV si dhe të tjera komuna ku tashmë partia që ai drejton është në balotazh.
“Të nderuar qytetarë , me 9 nëntor, besojmë fuqishëm se do të fitojmë me Hajrulla Cekun në kryeqytet në Prishtinë, me Faton Pecin në Mitrovicë, me Artan Abrashin në Prizren, me Alban Hysenin në Gjilan me Ardian Golën në Gjakovë, me Taulant Kelmendin në Pejë, me Jeton Rakën në Kaçanik, me Sylejman Mehollin në Vushtrri, me Valon Prebrezën në Fushë Kosovës, me Halil Thaçin në Kastriot, me Ali Dulën Rahovec dhe me Arsim Ademin në Viti. VV i fitoi 3 komuna pa balotazh e ndoshta shtohet edhe Gjilani e bëhen 4. PDK i fitoi 3 komuna pa balotazh e ndoshta iu hiqet Hani i Elezit e mbetën dy. LDK i fitoi 2 komuna pa balotazh ndërkaq AKK e Nisma nga një.