Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet lidhur me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Derisa, Gjykata Kushtetuese ka vendosur dy ditë më parë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, Kurti tha shkurt se duhet pritur aktgjykimi i plotë.
I pyetur nga gazetarët lidhur me publikimin e aktgjykimit, Kurti tha shkurt se “ta presim aktgjykimin”.
Këto komente Kurti i bëri pas pjesëmarrjes së tij në hapjen zyrtarë të fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit.