Flamuri palestinez është projektuar në kullën historike Gallata të Stambollit, në një akt simbolik që shënon dy vjet që nga fillimi i fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza.
Flamuri palestinez është projektuar në kullën historike Gallata të Stambollit, në një akt simbolik që shënon dy vjet që nga fillimi i fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, raporton Anadolu.
Izraeli tashmë 18 vite ka vendosur një bllokadë të rreptë ndaj Gazës, ku banojnë gati 2.4 milionë njerëz.
Shifrat palestineze tregojnë se operacionet ushtarake izraelite kanë vrarë të paktën 67.200 palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe kanë shkaktuar shkatërrime të gjera.
Delegacionet izraelite dhe të Hamasit filluan negociata indirekte në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, duke diskutuar një plan të propozuar për një armëpushim dhe për lirimin e pengjeve.