Sharif dhe delegacioni i tij mbërritën në Xheda, ku u pritën nga zyrtarë sauditë, raportoi Agjencia Saudite e Shtypit.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, mbërriti sot në Arabinë Saudite si pjesë e një turneu rajonal që përfshin gjithashtu ndalesa në Katar dhe Turqi, transmeton Anadolu.
Sharif dhe delegacioni i tij mbërritën në Xheda, ku u pritën nga zyrtarë sauditë, raportoi Agjencia Saudite e Shtypit.
Më herët, Ministria e Jashtme e Pakistanit njoftoi vizitat e Sharifit në tri vende nga 15 deri më 18 prill për të diskutuar zhvillimet rajonale përpara një raundi të mundshëm të dytë bisedimesh midis SHBA-së dhe Iranit që synojnë t’i japin fund konfliktit në Lindjen e Mesme.
Ai gjithashtu do të marrë pjesë në Forumin e Pestë të Diplomacisë në Antalya, në jug të Turqisë.









