Kryeministri i Pakistanit: Armëpushimi në Gaza ka “shpëtuar miliona jetë”

Duke folur në samitin e paqes për Gazën, Shehbaz Sharif vlerësoi rolin e presidentit të SHBA-së dhe atij të Turqisë për kontributin e tyre “të vlefshëm” në përpjekjet për paqe.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, deklaroi se arritja e armëpushimit në Gaza, e shkatërruar nga lufta, ka shpëtuar “miliona jetë” në Lindjen e Mesme, raporton Anadolu.

Duke folur në samitin e paqes për Gazën në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, i bashkëkryesuar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, Sharif vlerësoi rolin e Trumpit, presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman, dhe udhëheqësve të tjerë botërorë për kontributin e tyre “të vlefshëm” në përpjekjet për paqe.

Javën e kaluar, Trump njoftoi se Izraeli dhe Hamas kishin rënë dakord për fazën e parë të një plani që ai kishte prezantuar më 29 shtator për të sjellë armëpushim në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe tërheqjen graduale të forcave izraelite nga e gjithë Rripi i Gazës. Faza e parë e marrëveshjes hyri në fuqi të premten.

Faza e dytë e planit parashikon krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës në Gaza pa pjesëmarrjen e Hamasit, formimin e një force shumëkombëshe dhe çarmatimin e Hamasit.

Kategoritë
BotaLajme