Kroacia sqaroi pse ndryshoi qëndrimin e saj për armëpushimin në Gaza

Kroacia sqaroi pse ndryshoi qëndrimin e saj për armëpushimin në Gaza

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë ka lëshuar sot një deklaratë ku shpjegon se pse Kroacia votoi mbrëmë në OKB për armëpushim në Gaza, edhe pse një muaj më parë ishte kundër.

“Kroacia mbështeti rezolutën humanitare për mbrojtjen e civilëve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Është një rezolutë e pastër humanitare që nuk ka vlerësime politike dhe i referohet situatës së vështirë humanitare në Gaza dhe si e tillë ka marrë mbështetjen e Kroacisë. Rezoluta synon të mbrojtja e civilëve palestinezë dhe izraelitë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare, kërkon lirimin e pakushtëzuar të pengjeve”, tha ministria në një deklaratë.

Ata përsëritën se Kroacia në parim mbështet të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe mbrojtjen e popullit të vet.

“Kroacia në parim mbështet të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe mbrojtjen e popullatës së vet pas sulmit brutal terrorist nga Hamasi më 7 tetor, të cilin ne e dënuam fuqishëm dhe pa mëdyshje dhe që është shkaku i shpërthimit të konfliktit aktual. Kroacia gjithashtu bën thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të pengjeve dhe qasje humanitare tek ata”, thuhet në deklaratë.

Në fund thuhet se Kroacia mbron respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe mbrojtjen e civilëve.

“Kjo i referohet veçanërisht mbrojtjes së grave dhe fëmijëve dhe dërgimit të ndihmave humanitare për popullatën e cenueshme. Prandaj, Kroacia tashmë ka dërguar ndihma humanitare për popullsinë civile të Gazës në shumën prej një milion e 250 mijë eurosh”, përfundon deklarata e ministrisë.
​

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova