Krasniqi për audio-incizimin e Lladrovcit: Nuk ka mbetur njeri në Kosovë e Drenas pa e pa atë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar audio incizim e kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, pa çka tha se organet e rendit duhet të merren me këtë.

Ai pas seancës për votimin e nënkryetarit Nenad Rashiq foli edhe për incizimin e audioincizimit të Ramiz Lladrovcit.

“Nuk ka mbet njeri në Kosovë e Drenas pa e pa atë incizim, përkundër deklarimeve të ndryshme i takon gjithsesi organeve të rendit të merret dhe ta hetoj këtë situatë në mënyrë emergjente. Është problematike ato çka janë dëgju për prona publike”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi