Krasniqi: E rëndësishme që konstituimi të jetë formal për formimin e qeverisë më të re

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi ka thënë se e rëndësishme për ta është që konstitutimi i Kuvendit të Kosovës të jetë formal për formimin e qeverisë së re.

“PDK që para 15 prillit ka qenë partia që ka mbajtur qëndrimet e saj. Ne kemi abstenuar me votime, është konsistuar Kuvendi apo jo duket se ende nuk e ka marrë formën e plote, ai ka qenë i domosdoshëm që nga 15 prilli. Për neve është e rëndësishme që konstituimi të jetë formal për formimin e qeverisë më të re. Të gjejmë mekanizëm për zgjedhje të parakohshme sa më parë, mbetet te shihet në vijim. Sa i përket ne si PDK edhe para gjykimit dhe pas gjykimit nuk jam i sigurt për konstituim sepse këtu nuk pat as short, e pashë që Kryetari i Kuvendit diskutojke me ata që i japin instruksione sot është konstatim që është bërë konstituimi si do të shkojë tutje mbetet të shihet. Tani do ta mbledhi grupin parlamentar me konstatimin e kryetarit është valid dhe shohim dhe bëjmë. Fokusi im është tek fitorja PDK-së në zgjedhjet lokale, sa i përket mundësisë të bërë qeverinë e partive do te shohim a i vie radha.

Kategoritë
LajmeVendi