Krasniqi: Do ta krijojmë Qeverinë e re pa Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memeli Krasniqi pas takimit me Presidenten, Vjosa Osmani ka thënë se  u vërtetua se askush nuk mundet me kriju shumicën parlamentare.

“Ajo që është më e rëndësishme në takim është se askush nuk mundet me kriju shumicën e re parlamentare, bazuar në legjislaturën aktuale. Së paku 52 deputetë të përfaqësua nga 4 kryetarë të partive shqiptare dhe disa nga partitë minoritare edhe në takim e aknë bërë të qartë që nuk janë të qartë që nuk ajnë pjesë e asnjë shumice. Matematikisht e bënë të pamundur arritjen e shumicës parlamentare dhe besoj që kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme që edhe presidentja e vendit të vinte në një konkludim të tillë dhe pastaj të veronte në drejtim të shpalljeve të zgjedhjeve që deshtëm apo nuk deshtëm i kemi të imponuar”, tha ai.

Krasniqi tha se PDK konsideron që e dielja e parë që është brenda afatit kushtetues duhet të jetë data e zgjedhjeve të ardhshme.

“Shpresoj që më së largu deri e datë 5, të merret vendimi i cili e përcakton edhe shaplljen e datës së zgjedhjeve. Sa i përket PDK ne konsiderojmë që e diele a e parë që është brenda afatit kushtues duhet të jetë edhe data e zgjedhjeve të ardhshme”

Ai tha se Kurti ka kërkuar kohë edhe disa ditë.

“Tash po i kërkon edhe disa ditë, vetëm zgjatja e kësaj situata është arsyeja themelore sepse është e qartë se as në ëndrrat e tij më të mira ai nuk mund ta bëjë shumicën. Do ta krijojmë qeverinë e re pa Albin Kurtin dhe pa VV-në” tha ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi