Përfaqësuesi i punëtorëve të “Trafikut Urban”, Ilmi Gashi tha se shpresën e kanë te mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës që është thirrur për të enjten.
Punëtorët e transportit publik të ndërmarrjes “Trafiku Urban” në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, ka shkaktuar bllokimin e rrjedhës normale të komunikacionit në rrugët në afërsi të objektit të Komunës së Prishtinës, raporton Anadolu.
Nga Teatri Kombëtar deri te rrethrrotullimi prapa objektit të komunës si dhe në rrugën “UÇK” përballë objektit të komunës, autobusët të cilët deri të dielën bartnin qytetarët, të martën dhe të mërkurën ata për dy orë po i bllokojnë këto rrugë në shenjë proteste.
Qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë të qytetit është ngadalësuar dukshëm dhe ata që janë informuar me kohë për protestën, evitojnë këto rrugë nga 11:00 deri në 13:00. Përfaqësuesi i punëtorëve të “Trafikut Urban”, Ilmi Gashi tha se shpresën e kanë te mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës që është thirrur për të enjten.
Ai nga objekti i Komunës së Prishtinës, ku janë mbledhur transportuesit, theksoi se përmes protestës kërkojnë pagat e tyre, si një e drejtë elementare.
Nga e hëna kryeqyteti i Kosovës mbeti pa transport publik për shkak të vështirësive financiare me të cilat po përballet ndërmarrja “Trafiku Urban”. Ndërmarrja ka njoftuar se qarkullimi i autobusëve nuk do të kthehet deri në kryerjen e pagesave ndaj tyre.
Legjislatura e Nëntë e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht mungesës së formimit të qeverisë së re, nuk arriti të jetë e unifikuar në mënyrë që para shpërbërjes t’i votojë Buxhetin e Kosovës për vitin 2026, buxhetin për tre komuna përfshirë Prishtinën dhe buxhetin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, para protestuesve ditën e hënë e fajësoi Qeverinë e Kosovës për gjithë situatën e krijuar duke thënë: “Paratë e komunës janë të gatshme por nuk po i lëshon Qeveria gjë që po e pamundëson t’i kryejmë detyrimet tona ndaj jush”.








