Kosova me qeveri në detyrë – Kërkohet zgjidhje, jo zgjedhje të reja

ytetarët e vendit nuk po shohin si opsion zgjedhjet e reja për të dalë nga ngërçi politik në të cilën është futur Kosova prej kur me 9 shkurt u mbajtën zgjedhjet parlamentare, raporton Ekonomia Online.

Ata thonë të jenë lodhur nga situata politike, dhe se nuk e kuptojnë pse duhet të shkohet në zgjedhje e të humben edhe shumë para.

“Me sa e pash lajmet mbrëmë afati është deri të dielën, Kurti është atje anej-anej, puna e tij është dhe është rrezik me bë zgjedhje nacionale. Tani për tani nuk ka luajtur opozita, janë kokëfortë çka po di unë, nuk merrem me politikë, jam bujk por kur po i shoh nuk po më vjen shumë mirë me bë shpenzime, tash edhe balotazhi por në të kaluarën nuk ka pasë balotazh, e ke pasë një votë më tepër ia pafsh hairin, jo tash për 7-8 vota me bë balotazh dhe duhet njerëzit me dal më hargju. 7-8 milionë atëherë 7-8 anej, a ma mirë me shiku neve pensionerat se sa me hargju, ne nuk kemi luks jemi të dalur prej lufte dhe njeriu vuan sepse nuk ka mundur me rregullu jetesën e vet e tash me dalë në zgjedhje çdo ditë, unë nuk pajtohem me këto punë por ata e dinë, rruga e mbarë i qoftë”, theksoi qytetari Rizah Krasniqi për Ekonomia Online.

Nga ana tjetër, Xhafer Beqiri pati kritika dhe duke e konsideruar të pavlefshme çdo qeveri që mund të formohet.

“Edhe me pasë qeveri asgjë nuk po na duhet, këso qeverie e kisha gjujtë në bërllok sepse hajna, rrenca, tradhtarë dhe të gjitha të zezat, çka po shihni mirë, unë nuk po shoh mirë asgjë. Shkoj një vit duke bërë zgjedhje edhe asgjë. Nëse bëhen zgjedhjet e reja prapë do të dalin këto raporte, prapë shtyhet, çka po bëhet, asgjë. Fajet i ka populli, rinia që e ulë kryt ja jep 100 euro studentëve dhe me hesht”, tha qytetari.

Ndërkaq, Ahmet Hyseni përgjegjës e ka bërë partinë që ka më së shumti vota.

“Mendoj se ka me pasë formim të qeverisë por nuk besoj brenda afatit të dhënë nga gjykata kushtetuese. Ka me pas zgjedhje të reja masi qeverinë nuk ka me mujt me fitu Kurti se ai nuk është duke ditur me udhëheq, me kryefortësi veç dëm çka po i bën Kosovës dhe duhet me shku në zgjedhje të reja. Kush ka vota më së shumti ai i ka fajet më së shumti ai që ka marr vota duhet bë zgjedhje po nuk po i bën”, tha ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi