Kosova humb ndaj Turqisë në futboll për femra në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve

Ndeshja ishte pjesë e Ligës C të kualifikimeve, ku të dyja përfaqësueset synojnë një vend më të lartë në grup për të siguruar mundësinë e kalimit në fazën “play-off”

Kosova ka humbur ndaj Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultat 0 me 4 në ndeshjen e parë të fazës “play-off”-it për kualifikim në Ligën B të Ligës së Kombeve në kategorinë e femrave (UEFA Women’s Nations League), raporton Anadolu.

Turqia ka shfaqur dominim në fushë duke kontrolluar ritmin e lojës dhe duke shfrytëzuar efektivisht rastet e krijuara.

Sulmuesja Kader Hancer shënoi dy gola ndaj Kosovës, një në minutën e katërt dhe një në minutën e nëntë. Më pas, golin e tretë për mysafirët e realizoi Melike Pekel, ku po ashtu asistuese ishte Hancer.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0 me 3 për mysafirët. Në pjesën e dytë, golin e fundit për mysafirët e shënoi Busem Seker në minutën e 81-të.

Edhe Kosova pati disa raste të mira në sulm, por nuk arritën të konkretizonin me gol.

Ndeshja ishte pjesë e Ligës C të kualifikimeve, ku të dyja përfaqësueset synojnë një vend më të lartë në grup për të siguruar mundësinë e kalimit në fazën “play-off”.

Fitorja e arritur në Prishtinë i jep përfaqësueses turke tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e grupit, ndërsa Kosova pëson një tjetër humbje që e vështirëson pozitën e saj në renditje.

Ndeshja e kthimit Turqi-Kosovë do të luhet pas katër ditësh në qytetin e Izmirit.

Kategoritë
LajmeSport