Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim Gjeneralin Selçuk Bayraktaroğlu, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.
Maqedonci dhe Gjenerali Bayraktaroğlu theksuan rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit në fusha të rëndësishme, përfshirë trajnimin dhe ngritjen profesionale të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse, si dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes përmes bashkëpunimit me kompaninë shtetërore turke MKE dhe kompani të tjera relevante.
Të dy palët u dakorduan se Kosova meriton vendin e saj në NATO dhe se procesi i transformimit të FSK-së po e orienton vendin drejt rolit të një aleati të besueshëm dhe kontribuues në sigurinë rajonale dhe globale.