Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka filluar sot procesin e asgjësimit të 35 mijë e 170 kilogramëve peshk, shkruan Reporteri.net.
Në njoftim thuhet se ky veprim kryhet me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë.
“Asgjësimi po realizohet në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680”, thuhet në njoftim.