KFOR-i Turk dhuron pajisje për një klasë në Prizren

Ambasadori turk Angili para të pranishmëve tha se Kosova ka një vend të veçantë për shtetin dhe popullin e Turqisë.

Kryesia e delegacionit turk në kuadër të Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR-i Turk) ka pajisur një klasë me mjetet e nevojshme një klasë në shkollën fillore “Lekë Dukagjini”, në qytetin e Prizrenit, raporton Anadolu.

Në një ceremoni që u zhvillua në ambientet e kësaj shkolle morën pjesë ambasadori i Turqisë, Sabri Tunc Angili, shefi i Delegacionit Ushtarak Turk në Kosovë, kolonel i këmbësorisë Harun Elitash, drejtoresha e shkollës Laura Kabashi, ushtarë të KFOR-it Turk si dhe përfaqësues të institucioneve turke në vend, prindër dhe nxënës.

Ambasadori Angili para të pranishmëve tha se Kosova ka një vend të veçantë për shtetin dhe popullin e Turqisë. Ai tha se sukseset por edhe problemet e Kosovës i konsiderojmë edhe si suksese dhe probleme të Turqisë.

“Edhe nga përvoja e themelimit të shtetit turk i cili ka kaluar shumë sfida, e dimë edhe ne që formimi i një shteti të fortë kalon nëpërmjet arsimit. Një arsim i fortë nënkupton një shtet të sigurt”, tha Angili.

Koloneli Elitash tha se në kuadër të miqësisë dhe vëllazërisë së Turqisë dhe Kosovës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen kontributin në arsim.

“Arsimi është e ardhmja e shoqërisë, në këtë drejtim kemi realizuar këtë projekt për t’ua mundësuar nxënësve të ndjekin mësimet në një ambient më të përshtatshëm për ta. Uroj që mbështetja jonë me pajisje teknologjike dhe inventar të jetë e dobishme për ju”, tha Elitash.

Drejtoresha Laura Kabashi tha se falë mbështetjes së KFOR-it Turk, një klasë e shkollës u pajis me mjete të reja mësimore që do t’u shërbejë nxënësve në rrugëtimin e tyre drejtë dijes dhe zhvillimit.

“Këto mjete nuk janë thjeshtë ndihmë praktike, por, simbol i dashurisë për arsimin, fëmijët dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Kabashi.

Në kuadër të projektit të bashkëpunimit Ushtarako-Civil të Kryesisë së delegacionit turk, janë blerë kompjuterë, projektorë, tavolinë e mësimdhënësit, kondicionerë dhe renovime tjera. Shuma totale e projektit ka qenë 3.100 euro.

Kategoritë
LajmeVendi