“Turqia është një aktor jashtëzakonisht i rëndësishëm në të gjitha çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë që na shqetësojnë”, tha Merz
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Berlini dëshiron ta shohë Ankaranë në Bashkimin Evropian (BE), duke vënë në dukje rolin e Turqisë në politikën e jashtme, raporton Anadolu.
“Turqia është një aktor jashtëzakonisht i rëndësishëm në të gjitha çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë që na shqetësojnë”, tha Merz, i cili vizitoi Turqinë si kancelar për herë të parë, në një konferencë për media me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në kryeqytetin Ankara.
Ai u zotua se Gjermania do të ndjekë bashkëpunim më të ngushtë me Turqinë në politikën e sigurisë.








