Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se ka dhënë dorëheqje shefi i tij i kabinetit, Andrii Yermak.
Kjo vjen pas një bastisjeje nga hetuesit anti-korrupsion në shtëpinë e zyrtarit ukrainas, e cila u realizua gjatë ditës së sotme.
Lideri ukrainas ka njoftuar gjithashtu një ristrukturim të zyrës presidenciale si pasojë e largimit të Yermakut.
Zelensky njoftoi lajmin përmes një videoje të shpërndarë në Telegram, raporton skynews.
“Rusia dëshiron me të vërtetë që Ukraina të bëjë gabime. Nga ana jonë nuk do të ketë gabime”, shkroi ai.
Ndryshe, Yermak ishte i ngarkuar me negocimin e shkëmbimeve të të burgosurve me Rusinë që nga pushtimi i parë i Moskës në vitin 2014. Ai gjithashtu mbikëqyrte komunikimet me SHBA-në.









