Një grup izraelitësh të ekstremit të djathtë bllokuan kamionët në rrugën për në kalimin kufitar “Kissufim” në një përpjekje për të ndaluar dërgesat e ndihmave në Gaza, duke i penguar ata të kalonin për orë të tëra
Një grup izraelitësh të ekstremit të djathtë bllokuan kamionët në rrugën për në kalimin kufitar “Kissufim” në një përpjekje për të ndaluar dërgesat e ndihmave në Rripin e Gazës, duke i penguar ata të kalonin për orë të tëra, transmeton Anadolu.
Sipas lajmeve të mediave lokale, një grup izraelitësh anëtarë të shoqatës së ekstremit të djathtë “Tzav-9”, bllokuan sot në mëngjes rrugën për në kalimin kufitar “Kissufim”. Izraelitët e ekstremit të djathtë bllokuan kamionët me ndihma që shkonin në Gaza, duke mos i lejuar ata të lëviznin për orë të tëra.
Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një grup izraelitësh të ekstremit të djathtë duke bllokuar kamionët me ndihma. Grupi që mbante flamuj izraelitë, brohoriti me slogane para kamionëve që ata nuk lejuan të lëvizin.
Ka tërhequr vëmendjen se policia izraelite që ndodhej në zonë mjaftohej duke shikuar grupin e ekstremit të djathtë që bllokonte kamionët me ndihma që shkonin në Gaza. Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli është i detyruar të lejojë 600 kamionë me ndihmë humanitare të hyjnë në Gaza çdo ditë.
Por, burimet palestineze thonë se numri i kamionëve me ndihma që hyjnë është shumë më i ulët se kjo shifër. Sipas një deklarate me shkrim nga Zyra e medias qeveritare në Gaza, vetëm 986 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Gaza midis periudhës 10 tetor kur filloi armëpushimi dhe 20 tetorit.











