Anija “Marinette” me flamur polak, që thuhet se kishte një ekuipazh prej gjashtë personash, ishte anija e fundit operative e mbetur e flotës me 44 anëtarë.
Izraeli ka sulmuar anijen “Marinette”, të vetmen të mbetur të Flotiljes Globale “Sumud” që shkonte drejt Gazës në ujërat ndërkombëtare, transmeton Anadolu.
“Ushtarët izraelitë kanë hipur në anijen ‘Marinette’ të Flotiljes Globale ‘Sumud’ dhe kanë marrë peng aktivistët”, thanë organizatorët në rrjetet sociale. Ata thanë se “transmetimi i drejtpërdrejtë përfundoi papritur pasi një ushtar theu kamerën gjatë hipjes në anije”.
Anija “Marinette” me flamur polak, që thuhet se kishte një ekuipazh prej gjashtë personash, ishte anija e fundit operative e mbetur e flotës me 44 anëtarë.
Dje, forcat detare izraelite sulmuan anijet e Flotiljes dhe ndaluan më shumë se 450 aktivistë nga mbi 50 vende. Flotilja tentoi të dërgojë ndihmë humanitare në Gaza dhe të sfidojë bllokadën e Izraelit ndaj enklavës.
Izraeli ka mbajtur bllokadën në Gaza, ku banojnë gati 2.4 milionë njerëzve, për gati 18 vjet.
Që nga tetori i vitit 2023, bombardimet izraelite kanë vrarë në Rripin e Gazës të paktën 66.200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e kanë bërë atë të pabanueshme.