Izraeli nis sulmet ajrore në jug të Libanit për shkak të “shkeljes së armëpushimit”

Izraeli pretendon se sulmet kishin në shënjestër infrastrukturën e Hezbollahut

Avionët luftarakë izraelitë nisën sot tre sulme ajrore në jug të Libanit, në shkeljen e fundit të një marrëveshjeje armëpushimi në fuqi që nga nëntori i vitit 2024, thanë mediat libaneze, transmeton Anadolu.

Agjencia shtetërore e lajmeve NNA tha se avionët luftarakë goditën zonat Al-Mahmoudiyah, Al-Ayshiyah, Arabsalim dhe Humin Al-Fawqa.

Ende nuk ka informacion për viktima eventuale apo të plagosur. Media raportoi se avionët luftarakë izraelitë fluturuan në lartësi të ulët mbi fshatrat Al-Zahrani të guvernatorisë Nabatieh.

Ushtria izraelite, nga ana e saj, pretendoi se sulmet kishin në shënjestër infrastrukturën e Hezbollahut në Nabatieh.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga qeveria libaneze ose Hezbollahu mbi pretendimin izraelit.

Izraeli ka nisur vazhdimisht sulme ajrore në Liban mbi pretendimet për shënjestër të infrastrukturës së Hezbollahut pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit.

Sipas kushteve të armëpushimit, Izraeli duhej të tërhiqej plotësisht nga jugu i Libanit deri në janar 2025. Megjithatë, deri më tani ka tërhequr vetëm pjesërisht trupat dhe vazhdon të mbajë një prani ushtarake në pesë pika kufitare.

Kategoritë
BotaLajme