Izraeli do ta deportojë Greta Thunberg-un në Greqi, raportojnë mediat izraelite

Sipas lajmit të kanalit izraelit i24News, aktivistja suedeze Greta Thunberg, e cila ishte pjesë e Flotilës Globale Sumud që u nis për të çuar ndihma humanitare në Gaza dhe u ndalua nga Izraeli, do të dërgohet të hënën në Greqi me një avion që do të vijë nga Athina në Izrael.

Në të njëjtin avion pritet të deportohen gjithsej 165 aktivistë, përfshirë edhe qytetarë grekë që ishin pjesë e flotilës.

U detyrua të puthte flamurin izraelit

Të shtunën, Turqia kishte dërguar një avion për të evakuuar 137 aktivistë, prej të cilëve 36 ishin turq, nga Izraeli në Stamboll.
Pas mbërritjes në Stamboll, aktivistët deklaruan se ishin trajtuar keq nga autoritetet izraelite dhe se Greta Thunberg ishte poshtëruar gjatë ndalimit.
Sipas tyre, forcat izraelite e kishin detyruar Thunberg-un të mbështillej me flamurin izraelit dhe ta puthte atë.

Flotila Globale Sumud

Flotila, e cila kishte për qëllim të thyente bllokadën izraelite dhe të sillte ndihma humanitare në Gaza, iu afrua ujërave të Gazës më 1 tetor në mbrëmje.
Ushtria izraelite sulmoi flotilën, konfiskoi dhjetëra anije dhe arrestoi qindra aktivistë në mënyrë të paligjshme.
Flotila Globale Sumud konsiderohet flotila më e madhe në histori që është nisur për të çuar ndihma humanitare në Gaza.

Kategoritë
BotaLajme