



Në një intervistë për emisionin The Briefing with Jen Psaki, Kerry tha se ka marrë pjesë në shumë biseda me Netanyahun, gjatë të cilave lideri izraelit ka mbështetur veprime ushtarake nga SHBA.
“Ai donte që ne të godisnim”, tha Kerry.
Ai shtoi se Netanyahu e ka paraqitur këtë propozim edhe para administratës së ish-presidentit Barack Obama, si dhe para presidentëve të tjerë amerikanë.
“Presidenti Obama refuzoi. Presidenti Joe Biden refuzoi. Presidenti George W. Bush refuzoi. I vetmi president që pranoi këtë ishte, padyshim, presidenti Donald Trump”, u shpreh ai.
Kerry shtoi se Netanyahu kishte paraqitur plane të detajuara për veprime ushtarake, të cilat i përshkroi si një “propozim me katër pika”.
Sipas tij, ky plan përfshinte pretendime se sulmet mund të çonin në “eliminimin e udhëheqjes iraniane, ndryshimin e regjimit dhe dobësimin e ushtrisë”.
Ai gjithashtu theksoi se Netanyahu i ka paraqitur këto argumente në takime ku kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë, ku janë shqyrtuar mendime të ndryshme.