



Në pjesën e emisionit që u fokusua te ideja e disa grupeve hebraike për ndërtimin e një tempulli të ri në kodrën ku ndodhen xhamia Al-Aqsa dhe Kupola e Shkëmbit,
Në pyetjen e Carlsonit: “Sa e rëndësishme është rindërtimi i Tempullit për njerëzit për të cilët po flisni, ministrat në qeveri, rabinët që nuk flasin kundër asaj që po ndodh në territoret e pushtuara? A ekziston vërtet një përpjekje për ta realizuar këtë?”
“Për njerëzit e zakonshëm? Jo për rabinët apo individët e angazhuar, por për masat, kjo nuk është çështje e rëndësishme. Është si një lloj… ta themi, si Disneyland në Orlando. Në rregull, bëni çfarë të doni atje, vetëm na lini rehat. Pra, për masat, nuk është temë. Nga ana tjetër, që nga viti 1967, ka pasur të paktën pesë, ndoshta edhe më shumë, përpjekje për largimin e xhamive nga Mali i Tempullit nga këto grupe. Kjo do të thotë se, kur flasim për këtë çështje, nuk është fjala për numrin e atyre që e mbështesin rrëzimin e xhamive dhe rindërtimin e tempullit, por për përkushtimin, gatishmërinë dhe fanatizmin e atyre që janë të gatshëm të veprojnë”, tha Burg.
Burg përmendi si rastin më të njohur atë të viteve ’80, kur e ashtuquajtura “nëntoka hebraike” tentoi të planifikonte një sulm.
Ai shtoi se, edhe pse këta persona u burgosën, shumica e tyre pas disa muajsh ose disa vitesh u liruan përmes marrëveshjeve politike. Disa prej tyre, nëse jo shumë, u bënë figura të rëndësishme publike në Izrael, redaktorë të mediave të mëdha, këshilltarë ministrash apo anëtarë të Knessetit. Ata u rikthyen në shoqëri pa stigmatizim dhe pa izolim.