Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert tha se Rripi i Gazës është pjesë e Palestinës.
Olmert mori pjesë në sesionin me titull “Nga armëpushimi në paqe të qëndrueshme: Drejt një zgjidhjeje me dy shtete” të mbajtur si pjesë e Forumit të 8-të të Paqes në Paris, i cili filloi në kryeqytetin e Francës, Paris.
Sipas tij, qeveria e re që do të kontrollojë Gazën duhet të jetë palestineze.
“Gaza është pjesë e Palestinës. Nuk është pjesë e Izraelit”, tha ish-kryeministri izraelit.
Olmert gjithashtu theksoi nevojën për një “horizont politik” për popullin palestinez.
“Ne duhet të përpiqemi për këtë dhe të dëshirojmë që ta arrijmë atë.” /AA/










