Steven Fagin, një diplomat që ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Jemen që nga viti 2022, do të koordinojë përpjekjet amerikane dhe të partnerëve së bashku me oficerët ushtarakë për të ruajtur armëpushimin e brishtë në Gaza
Ish-ambasadori i SHBA-së në Jemen, Steven Fagin, është emëruar si udhëheqës civil i Qendrës së Koordinimit Civilo-Ushtarak, e cila u krijua për të mbështetur zbatimin e planit 20-pikësh të presidentit Donald Trump për Gazën, transmeton Anadolu.
Departamenti i Shtetit njoftoi se Fagin, një diplomat që ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Jemen që nga viti 2022, do të koordinojë përpjekjet amerikane dhe të partnerëve së bashku me oficerët ushtarakë për të ruajtur armëpushimin e brishtë në Gaza.
Zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë zv/presidentin JD Vance, të dërguarin për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, si dhe Jared Kushner kanë vizituar vendin këtë javë për të sinjalizuar angazhimin e SHBA-së ndaj marrëveshjes.
Marrëveshja e armëpushimit prej 20 pikash në Gaza u arrit më 10 tetor.
Faza e parë përfshin lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë. Plani parashikon gjithashtu rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin.
Që nga tetori i vitit 2023, lufta gjenocidale e Izraelit ka vrarë të paktën 68 mijë palestinezë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e ka kthyer enklavën praktikisht në të pabanueshme.











