



Sipas tij, avioni është rrëzuar nga mbrojtja kundërajrore e Gardës Revolucionare dhe ka shumë pak gjasa që piloti të ketë mbijetuar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri tani nuk kanë reaguar ndaj këtij pretendimi.
Muajin e kaluar, një avion amerikan F-35 u detyrua të bëjë ulje emergjente në një bazë në Lindjen e Mesme pasi, sipas të gjitha gjasave, ishte goditur nga zjarri iranian.
SHBA-të deri më tani kanë pranuar edhe humbjen e tre avionëve F-15 mbi Kuvajt, që dyshohet të jenë rrëzuar nga “zjarri miqësor”.
Gjithashtu, mbi Irak është rrëzuar një avion cisternë KC-135, ku kanë humbur jetën gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Një tjetër KC-135 është dëmtuar, por ka arritur të kthehet me sukses në bazë.
Disa avionë amerikanë janë dëmtuar ose shkatërruar edhe në tokë, në baza ushtarake gjatë sulmeve iraniane, ndër të cilët më i rëndësishmi është një avion AWACS i shkatërruar plotësisht, një nga vetëm 14 të tillë në flotën ajrore amerikane.
Irani gjithashtu ka rrëzuar me sukses mbi 10 dronë amerikanë dhe izraelitë, shumica prej tyre të tipit “Predator”.
