Pjesëtarët e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tërhoqën vëmendjen e publikut duke shkruar një dedikim për Tupac në një nga dronët e tyre të tipit Shahed.
Në mjetin ajror pa pilot u shfaq mbishkrimi “In Memory of Tupac, Killuminati”, që është një referencë e drejtpërdrejtë ndaj ikonës amerikane të repit Tupac dhe albumit të tij të publikuar pas vdekjes.
Ky veprim bart një mesazh të thellë simbolik që shkon përtej muzikës.
Termi “Killuminati” u krijua nga Tupac për të përshkruar teoritë e konspiracionit mbi shoqëritë e fshehta që sundojnë botën.
Mesazhi i tij ishte që të mos kemi frikë nga elitat e padukshme, por të fokusohemi në luftën kundër padrejtësive reale, shtypjes dhe racizmit sistemik.
Shkrimi i këtij mesazhi për “vrasjen e frikës nga elitat” mbi një armë të destinuar për t’u përballur me Washingtonin dhe Tel Avivin mund të shihet si një demonstrim sfide në kulmin e tensioneve aktuale ushtarake.
Njëkohësisht, kjo dërgon edhe mesazhin se edhe brenda SHBA-së ka pasur zëra, si ai i Tupac-ut, që kanë kritikuar sistemin kundër të cilit Irani po përballet sot.










