Irani: Dëmet nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit arrijnë në 270 miliardë dollarë, kërkojmë reparacione lufte

Zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Mohajerani, deklaroi se vlerësimi fillestar i dëmeve nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit arrin në rreth 270 miliardë dollarë, duke theksuar se kjo shifër nuk është përfundimtare.

“Një nga çështjet me të cilat merret ekipi ynë negociator dhe që është diskutuar edhe në bisedimet në Islamabad, është çështja e reparacioneve të luftës,” tha ajo.

Udhëheqja iraniane ka paraqitur kërkesa maksimale për paqe me SHBA-në dhe Izraelin, duke përfshirë të drejtën për pasurim të uraniumit, pagesën e reparacioneve dhe heqjen e të gjitha sanksioneve.

Kujtojmë se më 8 prill, SHBA dhe Irani shpallën një armëpushim dyjavor me ndërmjetësimin e Pakistanit, si një hap drejt një marrëveshjeje më të gjerë.

Megjithatë, bisedimet në Islamabad dështuan, ndërsa SHBA më pas nisën zbatimin e një bllokade detare ndaj porteve iraniane.

Kategoritë
BotaLajme